Sport

Shkëndija prezanton Limanin


Skuadra nga Tetova, Shkëndija, e ka prezantuar futbollistin kosovar, Ardian Limanin.

Limani u transferua nga Drita si transferim i lirë pasi nuk e vazhdoi kontratën me klubin gjilanas.

“Ardian Limani është futbollist i ri i Shkëndijës”, shkruhet në klubin maqedonas, të cilët postuan një video të Ardian Limanit.

Kujtojmë që Limani ishte një nga futbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës në vitet e fundit.

Qendërmbrojtësi 29-vjeçar ishte një futbollist që vështirë ishte të kalohej në vijën e fundit të mbrojtjes.

Limani është futbollist i dalë nga akademia e klubit të Dritës, derisa përveç tyre, ka luajtur për një vit edhe te Feronikeli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore