Sport

Shkarkohet trajneri i klubit të njohur në Serie A


Marco Giampaolo është shkarkuar nga posti i trajnerit të klubit të Sampdoria-s.

Vendimi i klubit nga Genoa për ta shkarkuar trajnerin italian, erdhi menjëherë pas humbjes në shtëpi me rezultat 0:3 nga Monza.

Giampaolo e nisi në mënyrën më të keqe këtë sezon me tashmë ish-ekipin e tij, i cili në tetë ndeshjet e para ka humbur gjashtë dhe ka barazuar dy.

Sampdoria aktualisht mban vendin e fundit në tabelë me vetëm dy pikë të grumbulluara, ku është njëra ndër favoritet për të rënë nga elita e futbollit italian.

Hera e fundit kur kjo skuadër ka luajtur në Serie B, ishte sezoni 2011/12.

Kujtojmë që Giampaolo mori drejtimin e Sampdoria-s më 19 janar të këtij viti, duke qenë në krye të klubit për 25 ndeshje, prej të cilave gjashtë janë fitore, tre barazime dhe 16 humbje.

Sa i përket karrierës së tij, në të kaluarën 55-vjeçari ka drejtuar shumë ekipe italiane, në mesin e tyre edhe Milan-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore