Shqipëria

Sherr mes vajzash në Fier, procedohen penalisht pas konfliktit me një 17-vjeçare


Në Fier, në 24 orët e fundit, kanë përfunduar në prangat e Policisë dy shtetas. Ndërkohë, katër shtetas të tjerë janë proceduar penalisht.

Referuar informacioneve nga Policia e Fierit, shtetaset e proceduara penalisht janë një 19-vjeçare dhe një 17-vjeçare, pasi janë konfliktuar me një tjetër 17-vjeçare.

Ndërkohë, në pranga ka rënë një shofer 55-vjeçar, pasi duke ecur me automjet në gjendje të dehur, ka përplasur një tjetër makinë. Për rrjedhojë, ka pasur vetëm dëme materiale.

Po ashtu i arrestuar është edhe një 29-vjeçar, që ngiste mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu efektivët kanë proceduar penalisht një shtetas që ka kanosur një mjek. Kurse në Divjakë u procedua një tjetër person, pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur një shtetas.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-P. N., 55 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier – Patos”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. Xh.. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale;

-Q. I., 29 vjeç, banues në fshatin Zhamë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. E., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një mjek;

-E. Sh., 19 vjeçe dhe për një 17-vjeçare, të dyja banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, me një shtetase 17 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., banues në Divjakë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore