Shqipëria

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri drejt standardeve të BE-së, thotë Balla


Ministri i Brendshëm, Taulan Balla, është shprehur se Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shqipëri po transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE-së.

Balla në takim me përfaqësues të linjës dhe të vendeve donatore në vend, ka thënë se bashkë me organizatat dhe vendet partnere, po diskutohet mbi planin e reformimit të këtij shërbimi.

“Së bashku me organizatat dhe vendet partnere, të angazhuara në asistencën e tyre të vyer ndër vite për këtë shërbim, diskutuam mbi planin tonë të reformimit të këtij shërbimi, flotën dhe pajisjet zjarrfikëse që kemi e që na duhen, promovimin e profesionistëve në drejtim/menaxhim dhe vlerësimin dinjitoz financiar të njerëzve të palodhur në këtë shërbim”, ka thënë Balla.

“Na duhet të bëjmë gjithçka të mund ngremë edhe në Shqipëri modelet e suksesshme në Evropë të shoqatave vullnetare të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore