Jetesë & Stil

Shenjat e një trupi me toksina


Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë dhe në ushqimin që hamë. Madje, edhe “smartphonat” përmbajnë toksina. Ato akumulohen vazhdimisht në trup dhe mund të arrijë një pikë që ju mund të sëmureni rëndë.

Më poshtë, ju tregojmë disa nga shenjat që tregojnë se është koha të detoksifikoheni sipas “Bright Side”.

Marrje mendsh

Nëse ju keni marrje mendsh apo nuk mund të përqendroheni, do të thotë se toksinat po ndikojnë te ju. Ato reduktojnë vitaminat esenciale dhe mineralet, për të cilat ka nevojë trupi juaj.

Deodorantët nuk funksionojnë

Kur deodorantët që ju përdorni nuk funksionojnë dhe ju përsëri keni djersitje me erë të keqe, kjo është një shenjë se trupi juaj përmban shumë toksina.

Kyçet dhe muskujt dhembin

Kur ju ndjeni dhimbje, edhe pse nuk keni kryer asnjë aktivitet lodhës, atëherë kjo është një shenjë nga toksinat.

Shfaqje e pullave në trup

Produktet e trupit, si për shembull shampot apo locionet, përmbajnë toksina të dëmshme, duke shkaktuar pulla dhe tharjen e lëkurës.

Regjimi i gjumit nuk është i rregullt

Toksinat dëmtojnë sasinë e hormonit kortizol, që është përgjegjës për gjumin, duke ndikuar negativisht dhe shkaktuar pagjumësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore