Shqipëria

Shëmbet masivi shkëmbor, bllokohet segmenti rrugor Skuraj-Burrel


Mëngjesin e 28 nëntorit për shkak të motit të keq në segmentin rrugor Skuraj-Burrel ka pasur rënie masive gurësh duke bllokuar qarkullimin në të dyja senset e lëvizjes.

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar në një postim në median sociale Facebook.

Mund të jetë një imazh i rrugë

Më tej ARRSH-ja njofton se kontraktori i mirëmbajtjes ka mbërritur menjëherë të bëjë të mundur hapjen e qarkullimit në njërin drejtim të rrugës.

“Aktualisht po punohet për hapjen edhe të krahut tjetër”, shkruan ARRSH-ja.

Ndërsa për sa i përket pjesës tjetër të rrugës dhe akseve të tjera, ARRSH-ja njoftoi se “nuk ka problematika, qarkullimi vazhdon normalisht”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore