Shqipëria

Shefqet Ndroqi i rikthehet normalitetit, 2 javё pas mbylljes si spital Covid


I ёshtё rikthyer normalitetit spitali i Senatoriumit, pas shndёrrimit tё tij si spital Covid-19.

Spitali ka pritur 15 pacientёt e parё me sёmundje tё mushkёrive, dy javё pas mbyljes sё tij si Covid-2, njoftojnё burime pranё spitalit.

Klinika pneumologjike e transferuar në QSUT që prej nisjes së pandemisë do të qëndrojë në ambientet e ish spitalit Covid-3, deri në fund të muajit qershor.

Më parë janë mbyllur dy spitale të dedikuara për trajtimin e Covid. Po ashtu, edhe spitalet rajonale nuk kanë pritur më pacientë me virusin.

Pavarësisht mbylljes, spitalet do të mbeten gjithsesi në gatishmëri, në rast se në të ardhmen lind nevoja.

Spitali “Shefqet Ndroqi” u hap mё 29 mars tё vitit 2020 dhe u bё spitali i dytë Covid në vend.

Rasti i parё qё u trajtua ishte njё ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga Covid-19, ndërsa pacientët e këtij spitali u zhvendosёn në spitalin e Elbasanit, sipas njoftimit tё Ministres sё Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore