Lajme

SHBA-të kërkojnë hetim transparent nga OBSH për origjinën e Covid-19


Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Xavier Becerra, i ka kërkuar në nivel ministror Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të lejuar ekspertët ndërkombëtarë të vlerësojnë prejardhjen e Covid-19, në atë që e ka quajtur “një hetim transparent” të origjinës së virusit.

Sipas raportimeve mediatike, ka fakte në rritje se Covid mund të ketë ardhur nga brenda një laboratori kinez. I dyshuar është pikërisht ai i Wuhan-it, ku u regjistrua edhe rasti i parë në vitin 2019.

Që prej asaj kohe, në botë ka pasur mbi 167 milionë raste të regjistruara me Covid-19. Prej tyre, 3.4 milionë kanë humbur jetën.

Në mars të vitit 2021, një hetim i OBSH-së doli në përfundimin se prejardhja laboratorike është thuajse e pamundur.

Gjithsesi, është theksuar se ka nevojë për hetime të tjera.

Nga inteligjenca amerikane janë shtruar pyetje të shumta mbi këtë vendim.

Nga Pekini zyrtar, çdo akuzë e prodhimit në laborator të virusit, është mohuar.

Sekretari Becerra, gjithashtu, nuk i është drejtuar në emër Kinës kur ka kërkuar rivlerësim të origjinës.

Nuk bëhet me dije, nga ana tjetër, nëse OBSH-ja do ta pranojë kërkesën e SHBA-ve për hetim të rivlerësuar. Zyrtarët kinezë, shpeshherë, kanë shprehur mospranimin e hetimeve ndërkombëtare në Wuhan. Kjo, duke argumentuar se hetimet janë kryer nga autoritetet kineze dhe janë në dispozicion të të gjithëve.

Pavarësisht kësaj, jo pak herë, besueshmëria e tyre është vënë në diskutim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore