Lajme

SHBA shqetësohet mbi qasjen ruse në Detin e Zi, aneksimi i Crimea-s nuk do të njihet


Shqetësime të mëdha janë ngritur nga SHBA-ja mbi planet e Rusisë për të bllokuar anijet e huaja në disa pjesë të Detit të Zi. Këtu, përfshihen edhe zona e Crimea-s dhe ngushtica e Kerch-it.

“Rusia ka një historik të larmishëm të veprimeve agresive kundër anijeve ukrainase”, shkruhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ndalimi i qasjes së Ukrainës në Detin Azov shihet gjithashtu me shqetësim nga amerikanët.

Kjo, pasi e cenon dukshëm tregtinë ndërkombëtare të Kievit zyrtar.

Mbërritja në kufirin Rusi-Ukrainë nga forcat ruse, është një tjetër element shqetësimi.

“Ky nivel agresiviteti ushtarak nuk shihet që prej pushtimit të Crimea-s në vitin 2014. Veprime provokuese janë ndërmarrë nga forcat ruse në atë që quhet linjë kontakti”.

Mbështetja për Ukrainën është afirmuar sërish nga SHBA-ja. Fillimisht, në një takim të vendeve anëtare të NATO-s, këto të fundit u rreshtuan tërësisht kah Ukrainës.

Një tjetër çështje është edhe aneksimi i Crimea-s. Për këtë, nga DASH-i, qëndrimi është i qartë: “SHBA-ja nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Crimea-s.

Në fund të deklaratës, ukrainasit inkurajohen për t’u përballur me provokimet ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore