Lajme

SHBA, presion ndaj Rusisë për armët kimike


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po vendosin sanksione ndaj Rusisë.

Sot në Hagë, Shtetet e Bashkuara dhe 44 vende të tjera i shtruan kërkesën Federatës Ruse, në lidhje me helmimin e Aleksey Navalny në tokën ruse vitin e kaluar.

Më 20 gusht të vitit 2020, aktivisti rus i anti-korrupsionit dhe kritiku i presidentit Vladimir Putin, Aleksey Navalny, u sëmur rëndë gjatë një fluturimi në Rusi.

Ndërsa u shërua në një spital gjerman, testet e toksikologjisë të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi dhe nga Organizata për “Ndalimin e Armëve Kimike”, treguan se Navalny ishte helmuar me një formë të agjentit nervor Noviçok.

Me shërimin e tij në janar të vitit 2021, ai u kthye në Rusi, ku u arrestua menjëherë, u gjykua dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie, nën pretendimin se kishte shkelur lirimin me kusht nga një dënim i motivuar politikisht në vitin 2014.

Më 2 mars, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë, ku thuhej se Sekretari Antony Blinken vendosi se “qeveria e Federatës Ruse ka përdorur një armë kimike kundër shtetasve të saj, në shkelje të Konventës së Armëve Kimike”.

Këto sanksione ndaj Rusisë përkojnë me sesionin e 98-të të “Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike”(OPCW).

 

Këshilli Ekzekutiv, organ 41-anëtarësh i ngarkuar me promovimin e zbatimit efektiv dhe pajtueshmërisë me Konventën e Armëve Kimike (CWC).

CWC, anëtare e së cilës janë Shtetet e Bashkuara dhe Federata Ruse, i lejon shtetet palë të “kërkojnë sqarime për çdo çështje që shkakton dyshime në lidhje me pajtueshmërinë”.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë në bashkësinë ndërkombëtare kanë kërkuar prej kohësh qartësi në përpjekjen e Rusisë për vrasjen e Navalny me armë kimike më 20 gusht 2020 dhe nëse ajo synon të bashkëpunojë me OPCW.

Duke pasur parasysh statusin e saj, si një shtet palë në CWC, mungesa e vazhdueshme e transparencës dhe bashkëpunimit e Rusisë rreth helmimit është veçanërisht shqetësuese.

Çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshëm dhe kushdo që i përdor ato, duhet të identifikohet dhe të mbahet përgjegjës.

SHBA kanë arritur në përfundimin se agjentët e FSB-së e helmuan Navalny në Rusi, duke përdorur një agjent nervor të paplanifikuar nga një grup agjentësh Novichok, dhe vetëm Rusia ka hulumtuar, zhvilluar dhe përdorur armë të këtilla kimike.

Nuk mund të ketë mosndëshkim për veprime të tilla. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë t’u përgjigjet pyetjeve në përputhje me detyrimet e saj dhe t’i bëjë të qartë komunitetit ndërkombëtar atë që ka bërë dhe po bën për të siguruar që nuk do të ketë përdorim të mëtejshëm të armëve kimike nga territori rus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore