Lajme

Faqja e Navalny-t bllokohet përpara zgjedhjeve në Rusi


Nuk i ka shpëtuar censurës as tanimë që gjendet pas hekura. Faqja online e kryeopozitarit rus, Alexei Navalny, është bllokuar përpara zgjedhjeve.

Nga mediat, kjo po quhet një “përpjekje e fundit e Kremlinit për të shmangur çdo kundërshtar të mundshëm gjatë procesit zgjedhor”.

Faqet online të 48 bashkëpunëtorëve të tjerë të Navalny-t janë bllokuar brenda Rusisë.

Kërkesa zyrtare për këtë lëvizje ka ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme në Rusi. Rregullatorit të internetit rus, i është kërkuar që brenda territorit, të mos ketë askush akses në faqet e kritikut të Kremlinit.

Kjo lëvizje është e radhës, pas shpalljes së organizatës së Navalny-t si “ekstremiste”, nga një Gjykatë ruse, muajin e shkuar. Ky vendim, nuk i lejon aleatët e Navalny-t të marrin pjesë në zgjedhjet e dhomës së vogël në Parlamentin rus.

Në raporte zyrtare, këto faqe të Navalny-t, cilësohen si shpërndarëse propagande.

Një tjetër faqe online është e ashtuquajtura “smart voting”. Nëpërmjet saj, Navalny udhëzon qytetarët rusë mbi si të votojnë në mënyrë të efektshme dhe taktike për të hequr Vladimir Putin nga Presidenca.

Mirëpo, edhe kjo faqe mund të mbyllet së shpejti.

Ndër qasjet që mund t’i sanksionohen rusëve, mund të jetë edhe ajo në YouTube-in e Navalny-t. Rivali i Putin-it e kryen një pjesë të mirë të fushatës në atë media sociale.

Ai ka publikuar shpesh herë materiale të cilat pretendojnë se demaskojnë Putin-in dhe aleatët e tij. Video, të cilat kanë marrë dhjetëra miliona shikime.

Shikime, të cilat mund të mos shkojnë më në llogari të Navalny-t, nëse kanali i tij në YouTube censurohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore