Bota

Navalny kthehet nga spitali në burg


Alexei Navalny-n, kritikun e Kremlinit, e kanë kthyer sërish në kampin e të burgosurve numër dy, në burgun e Pokrovit. Ai ndodhej në spital, pas gjendjes së tij të rënduar shëndetësore me veshkat.

Ka qenë një përfaqësues i burgut të Pokrovit që ka bërë me dije të hënën se “tashmë Navalny do vazhdojë të qëndrojë në qeli, deri në ditën e seancës gjyqësore”.

Gjithashtu, ai ka thënë se Navalny do të marrë pjesë në seancën gjyqësore përmes video-konferencës.

Navalny, i cili më parë është dënuar për çështjen e Yves Rocher dhe kohët e fundit është burgosur si pasojë e disa shkeljeve ligjore, po vuan dënimin e tij në kampin e të burgosurve 2, në rajonin Vladimir.

I dënuari është duke vuajtur dënimin me burg pёr çështjen penale “Yves Rocher”, deri në pritje të gjykimit.

Fillimisht ai do të arrestohej në Moskë, më 17 janar, teksa po kthehej nga Gjermania. “Ndërkohë, ai po merrte dhe trajtim mjekësor”, kështu bëjnë me dije mediat ruse.

Më 2 shkurt, Gjykata e Moskës e zëvendësoi dënimin e tij në mungesë, me dënim të vërtetë.

Më 5 prill të këtij viti, ai do të dërgohej në spitalin e burgut, pasi kishte simptomat e një sëmundjeje akute të frymëmarrjes. Kjo zbuluar gjatë një kontrolli mjekësor rutinë.

Sipas autoriteteve përkatëse të ndëshkimit, Navalny u zhvendos përsëri në qelinë e tij, më 9 prill, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar.

Gjithashtu, testet e tij të tuberkulozit dhe coronavirusit rezultuan negativë. Sakaq, një grup mjekësh arriti në konkluzionin se gjendja e tij ishte përmirësuar.

Zyra Rajonale e Shërbimit Penal të Federatës raportoi më 19 prill se mjekët vendosën të transferonin Navalny-n në një institucion spitalor rajonal për të dënuarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore