Lajme

SHBA/ Pompeo akuzon Kinën për ‘gjenocid’ ndaj ujgurëve


Shtetet e Bashkuara (SHBA)  kanë akuzuar zyrtarisht Kinën se po kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit ndaj myslymanëve Uyghur-ë,  minoriteteve  etnike dhe fetare që jeton në rajonin veriperëndimor të Xinjiang-ut.

“Ky gjenocid po vazhdon … Jemi dëshmitarë të një përpjekjeje të vazhdueshmë  të partisë së shtetit kinez për të shkatërruar Uyghur-ët “, akuzoi Sekretari i Shtetit  të SHBA-së,  Mike Pompeo në një deklaratë, në ditën e fundit të  të administratës  së presidentit Trump.

“Të paktën që nga marsi i 2017-ës, autoritetet lokale  kanë përshkallëzuur në mënyrë dramatike fushatën e shtypjes  kundër Uyghur-ëve myslimanë, anëtarëve të tjerë etnike dhe minoriteteve të grupeve të tjera  fetare. Kjo fushatë shtypjeje  ka vazhduar përgjatë dekadave, përfshijmë   kazakët etnikë dhe kirgistanët etnikë”, tha Pompeo. 

Departamenti i Shtetit të SHBA-së  ka vlerësuar se deri në dy milion uyghur-ë si dhe anëtarë të grupeve të tjera të pakicave myslimane janë mbajtur në rrjete kampesh internimi  në rajon. 

Ish të burgosurit e kampeve  të riedukimit kanë thënë CNN-in se kanë përjetuar   indoktrinim dhe abuzimin brenda kampeve. Përmendim abuzime si privimi i ushqimit dhe gjumit  apo kryerja e injeksioneve  të detyrueshme. Raporti i CNN-it ka zbuluar se disa gra uyghur-e  i detyrojnë të përdorin pilula kontraceptive. Një pjesë e tyre i janë nënshtruar sterilizimit si një përpjekje e qëllimshme për të ulur shkallën e lindshmërisë  mdis minoriteteve në  Xinjiang-ut.

Kina ka mohuar  akuzat për abuzime të tilla të të drejtave të njeriut në Xinjiang. Ajo ka ngulur këmbë se kampet e riedukimit janë të nevojshme për për parandalimin e ekstremizmit fetar dhe terrorizmit në këtë zonë. Zona e Xinjiang-ut është shtëpia e rreth 11 milion uyghur-ëve.  Uyghur-ët janë një pakicë etnike myslimane që flet një gjuhë të ngjashmë me turqishten. Ata kanë kulturën e tyre të veçantë.

Editoralet dhe raportet e mediave të kontrolluara të shtetit kinez kanë dhënë argumente kundër  përdorimit të termit “gjenocid” për këtë situatë.

Grupi  në Washington që ka mbështetur fushatën për uyghur-ët ka mirëpritur vendimin  si një hap drejt drejtësisë.

Shqetësimi për çështjet e të drejtave të njeriut në Xinjiang është një çështje dypalëshe në SHBA. Sidoqoftë, ky njoftim në orët e fundit të administratës së  Trump-it  mund të ndërlikojë  më tej qasjen dhe marrëdhëniet e administratës së Biden me Pekinin zyrtar.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden,  ka folur për abuzimet e të drejtave të njeriut në  Kinë.  Në nëntor të 2019-ës ai  e quajti internimin masiv të muslimanëve Uighur-ë një “ndër abuzimet më të këqija të të drejtave të njeriut në ditët e sotme”.

“SHBA-ja  nuk mund të heshtë. Duhet të flasim ndaj kësaj shtypjeje. Duhet të mbrojmë pa reshtur të drejtat e njeriut në të gjithë botëm”,   ka shkruar Biden-i përmes një posti në Tëitter. Në një deklaratë për Politico, në gusht, zëdhënësi i fushatës së presidentit  Biden,  Andrew Bates e cilësoi si krim dhe gjenocid. 

Në deklaratën e Tij, Pompeo tha se  kishte “udhëzuar Departamentin e Shtetit të SHBA-së të vazhdojë të hetojë dje të mbledhë informacione në lidhje me me mizoritë e vazhdueshme që po ndodhin në Xinjiang. Departamenti i Shtetit duhet t`i vëjë këto prova në dispozicion të autoriteteve përkatëse dhe komunitetit ndërkombëtar  sipas përcaktimeve ligjore”. 

Trajtimi i  uyghur-ëve  dhe pakicave të tjera në Xinjiang është dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Në korrik të 2019-ës, 22 vende, duke përfshirë Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar (MB) nënshkruan një letër, ku i kërkonin Kinës  t’i jepte fund “ndalimeve masive arbitrare dhe shkeljeve që lidhen me dhunimet “. Në këtë dokument i  bëhet thirrje  Pekinit që të lejojë ekspertët e Organizataës së  Kombeve të Bashkuara (OKB) të hyjnë në rajon.

Në dhjetor, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon pretendimet e  punës së detyruar në Kinë. Qeveria Britanike ka kritikuar  gjithashtu Pekinin. MB-ja ka deklaruar se  në fillim të këtij muaji se do të gjobisë kompanitë që fshehin lidhjet me Xinjiang-un.

Masat e reja janë hartuar për t`u siguruar se  të gjitha organizatat britanike “nuk janë bashkëpunëtore, ose nuk përfitojnë nga shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjiang”, sipas Zyrës së Jashtme të MB-së.

Më herët gjatë këtij  muaji, SHBA-ja ndaloi gjithashtu importet e produkteve të pambukut dhe domateve të prodhuara në Xinjiang për shkak të shqetësimeve të punës së detyruar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore