Lajme

Kina dhe Turqia miratojnë traktatin e ekstradimit; pasojat tek diaspora Uighur-e


Kina ka njoftuar ratifikimin e një traktati ekstradimi me Turqinë, i cili do të promovojë bashkëpunimin dypalësh gjyqësor dhe do të lehtësojë goditjen e krimeve transnacionale, duke përfshirë dhe terrorizmin.

Pekini zyrtar ka 169 traktate ekstradimi dhe fatura të asistencave gjyqësore me 81 vende dhe rajone të tjera në botë, transmeton Albanian Post nga  Xinhua News Agency.

Edhe pse parlamenti turk, nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen dypalëshe, e cila u  nënshkrua në vitin 2017, janë disa shqetësime  që lidhen me diasporën  Uighur-e  (numërohen 50 mijë njerëz) të pranishme në Turqi, pasi Turqia është shtëpia e mijëra emigrantëve, që i përkasin pakicës muslimane kineze tw Uighur-ëve.

Shteti turk ka ngjashmëri gjuhësore dhe kulturore me  grupin etnik të Uighur-ëve, madje Ankaraja ka qenë një nga mbrojtësit kryesorë të  kauzave  të  tyre në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se kohët e fundit nuk  i kanë dhënë një  mbështetje të madhe  publike. 

Në rajonin e Xinjiang-ut (në veriperëndim), Kina ka filluar një  politikë survejimi tepër të madhe ndaj  Uighur-ëve, pas sulmeve të shumta vdekjeprurëse ndaj civilëve, ndërkohë që Pekini ka bërë përgjegjës për sulmin ndaj separatistët  dhe lëvizjen islamike.

Sipas ekspertëve të huaj, autoritetet kineze kanë internuar të paktën një milion njerëz në “kampe”, përfshirë edhe Uighur-ët. Pekini zyrtar i ka hedhur poshtë akuzat e perëndimit duke thënë se janë “qendra të formimit profesional”, të cilat synojnë të ndihmojnë në rikualifikimin e popullsisë për të gjetur punë dhe për t`u larguar nga ekstremizmi.

Një godinë që besohet të jetë një kamp paraburgimi në periferi të Hotan-it, në rajonin Xinjiang në Kinës. Qeveria kineze fillimisht mohoi ekzistencën e kampeve të tilla, para se të thoshte se ishin krijuar për zbutjen e varfërisë dhe parandalimin e ekstremizmit. (Greg Baker / AFP / Getty Images)

Kjo është një çështje delikate për Ankaranë duke qenë se turqit janë  të ndjeshëm ndaj minoritetit të  Uighur-ëve. Artikujt e lajmeve, të cilat akuzojnë Turqinë se ka dëbuar në mënyrë të  fshehtë Uighur-ët në Kinë kanë provokuar një protestë publike.

 

Persekutimi i minoritetit  të Uighur-ve është përshkallëzuar në vite. Sipas ekspertëve, kemi të bëjmë me një genocid kulturor. Më shumë se një milion njerëz mendohet të  jenë burgosur në kampet e internimit. Në këto kampe nuk janë burgosur vetëm persona, por qindra familje, të cilat detyrohen të kryejnë punë të detyruar nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Turqia mbetet i vetmi vend me shumicë myslimane që ka denoncuar publikisht keqtrajtimin e Ujgurëve. Në fillim të vitit 2019 , ministri turk i Punëve të Jashtme e cilësoi këtë cështje si një “turp për njerëzimin”. Ndërkohë që Pekini  i qëndron idesë  që cdo gjë që  ndodh në Xinjiang nuk i përket aspak të huajve. Denoncimet e organizatave  apo të kompanive të fuqishme janë anashkaluar, për hir të interesave ekonomikë.

Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë hequr nga lista e terrorizmit  Lëvizjen Islamike të Turkestanit Lindor, një grup  i Uighur-ëve me qendër në Siri, në rajonin Idlib. Ky veprim interpretohet si një presion i qartë ndaj Pekinit dhe si pjesë e raporteve me Ankaranë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore