Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina me 5 persona del nga rruga
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë, ku mësohet se një automjet me pesë persona në bord ka dalë nga rruga në një kthesë.
Në automjet raportohet se udhëtonin katër të rritur dhe një fëmijë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia.
Nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
Megjithatë, në spital janë dërguar për kontrolle mjekësore nëna dhe fëmija, të cilët pas ekzaminimeve nuk kanë rezultuar me dëmtime.

