Bota

SHBA/ Mbërrijnë të ftuarit e parë në inaugurimin e Biden


Ceremonia e betimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, u deklarua se do të ishte ekskluzive, me një grup të kufizuar pjesëmarrësish.

Ndërkohë që Biden-i betohej në një kishë katolike në Washington, të ftuarit e parë kanë filluar të mbërrijnë në Capitol.

Ndër të parat, ka ardhur ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton. Së bashku me të, sigurisht edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.

Bernie Sanders, senatori demokrat, u paraqit me një veshje të përditshme. Pak pas tij, edhe senatori që kundërshtoi votat e Arizona-s dhe Pennsylvania-s, Ted Cruz.

Ish presidenti Barack Obama është ndër të pranishmit. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Michelle. Obama ka hedhur dhe një postim prekës në Twitter, për të uruar mikun e tij, Joe. Biden shërbeu tetë vite si zëvendëspresident i administratës Obama.

Ish çifti presidencial Bush, është i pranishëm në Capitol. Bush ka qenë ndër republikanët e parë që ka mbështetur figurën unifikuese të Biden-it.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, është i vetmi pjesëtar i administratës Trump, i cili merr pjesë në ceremoni.

Kryekongresmenja Nancy Pelosi mbërriti gjithashtu në Capitol, pak përpara fillimit të ceremonisë.

Të pranishëm janë edhe krerët e dhomës së senatit, Mitch Mc Connell dhe Chuck Schumer.

Biden-i do të betohet si presidenti i 46-ë i SHBA-së./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore