Lajme

SHBA këshillon amerikanët të mos udhëtojnë drejt disa vendeve – përfshirë Kosovën


Ilustrim

Qendrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan së fundmi, të mos udhëtohet në një duzinë vendesh për shkak të shkallës së lartë të infeksionit me Coronavirus – dhe në mesin e vendeve të etiketuara është edhe Kosova.

Republika e Kosovës ishte pjesë e listës së vendeve të theksuara për tu mos u vizituar, ndërsa pos saj, në listë ishin edhe disa vende të tjera, të tilla si: Meksika, Brazili, Singapori, Filipinet, Paraguaji dhe Ekuadori, shkruan Reuters.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

CDC tani rendit gati 130 vende dhe territore me raste të COVID-19 si “Niveli i katërt: Shumë i lartë”, ndërsa, Departamenti Amerikan i Shtetit ngriti gjithashtu këshillat e tij të udhëtimit.

Që nga mesi i dhjetorit, qeveria e SHBA-ve, ka shtuar më shumë se 60 vende dhe territore në listën e vendeve që duhen shmangur, duke përmendur variantin e Coronavirusit, Omicronin.

CDC.

Gjithashtu, CDC, ka ngritur paralajmërimet e udhëtimit për 11 vende dhe territore të “Nivelit të Tretë: Të lartë”, që u kërkon amerikanëve të pavaksinuar të shmangin udhëtimet jo thelbësore, në Butani, Brunei, Komoret, Polinezia Franceze, Gambia, Guinea, Guinea-Bissau, Honduras, Liberia, Nepali dhe Oman.

Lista me vende të “Nivelit të Tretë”,përfshinë gjithsej, 53 shtete – ndërkohë CDC ka rënditur 16 vende si “Nivel i Dytë” dhe 40 tjera janë cilësuar si “të panjohura”.

Shtetet e Bashkuara ranë dakord muajin e kaluar të heqin kufizimet e udhëtimit në tetë vende të Afrikës Jugore që u vendosën në nëntor mbi Omicron, duke përfshirë Afrikën e Jugut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore