Lajme

SHBA: Kentucky goditet nga një tornado e fuqishme, mbi 70 të vdekur


Pamje nga një qendër e shpërndarjes në Amazon pasi tornado goditi vendin në Edwardsville, Ill.

Në Kentucky, SHBA, më shumë se 70 persona kanë humbur jetën pasi vendi gjatë natës u përfshi nga një fatkeqësi natyrore – tornado – e fuqishme. Për rrjedhojë vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i shtetit amerikan të Kentucky-it, Andy Beshear, ku ka paralajmëruar se shifra mund të rritet deri në 100, duke e quajtur një nga tornadot më shkatërrues në historinë e shtetit.

Tornadot po bëjnë kërdi në disa shtete të SHBA-ve, me punëtorë të bllokuar në një magazinë të kompanisë “Amazon” në Edëardsville në Illinois-in jugor

Gazeta e përditshme amerikane “Neë York Times”, raportoi se më shumë se 100 njerëz ishin brenda një fabrike qirinjsh në Mayfield, Kentucky, kur tornado goditi vendin.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz u lënduan nga shembja e çatisë, por shërbimet lokale të urgjencës e kanë quajtur atë një “incident me viktima masive” në median sociale Facebook.

Pamje të shkaktuara nga tornadoja.

Nga ana tjetër “Amazon” po vlerësonte situatën dhe dëmet, tha një zëdhënës në një deklaratë.

Policia tha se tornado shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në të gjithë pjesët perëndimore të shtetit.

Një tren doli nga shinat gjatë erërave ekstreme në Hopkins County, tha sherifi Matt Sanderson për “ËKYT-TV”.

Ai gjithashtu përshkroi se si dy fëmijë u raportuan të zhdukur, por më pas u gjetën në një vaskë që ishte nxjerrë jashtë nga forca e erës.

Në Arkansas, një person vdiq dhe 20 njerëz u bllokuan brenda në një shtëpi pleqsh pasi ajo u shemb pjesërisht, sipas gjykatësit të qarkut Craighead, Marvin Day për Associated Press.

Ndërtesa u pastrua rreth 90 minuta më vonë, por kërkimet po vazhdojnë, duke shtuar se disa banorë ishin fshehur në bodrum ndërsa tornado po afrohej.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve ka lëshuar paralajmërime për tornado në zona në shtete duke përfshirë Arkansas, Tennessee, Missouri dhe Illinois.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore