Sport

Shaqiri pritet të debutojë këtë të premte me Lyon-in


Xherdan Shaqiri pritet të debutojë sonte (e premte) me skuadrën e tij të re, Lyon.

Shaqiri është transferimi më i ri i gjigantit francez, të cilët paguan rreth 11 milionë euro në arkat e klubit të Liverpool-it, për ta pasur atë në skuadër.

Ai pritet që kundër skuadrës Nantes, të ketë minutat e parë në fushë.

Kujtojmë që Lyon-i nuk e ka nisur mirë kampionatin francez, pasi që në tri ndeshjet e para kanë marrë vetëm dy pikë.

Andaj, pritet që kundër Nantes, trajneri i Lyon-it, Peter Bosz, ta inkuadron futbollistin shqiptar në lojë.

Kujtojmë që Shaqiri ishte pjesë e Liverpool-it që nga vera e vitit 2018, ku u transferua nga skuadra Stoke City për shumën e 14.7 milionë eurove.

Derisa, ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në klube të ndryshme si: Basel, Bayern Munich e Inter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore