Sport

Sezoni i fundit te Real Madrid, Ancelotti konfirmon largimin e Gareth Bale


Gareth Bale po kalon muajt e fundit si futbollist i Real Madrid-it.

Uellsiani do të largohet nga Real Madrid-i pas nëntë viteve si futbollist madrilen.

Bale u transferuar në Madrid gjatë verës së vitit 2013, dhe që nga ajo kohë ai ka pasur shumë ulje ngritje te madrilenët.

Shumë herë, ai ka qenë hero i Real Madrid-it në ndeshje të mëdha, përfshirë edhe dy finalet e Champions-it në vitet 2014 dhe 2018.

Mirëpo, insistimi i tij që të qëndrojë në klub më shumë se që klubi dëshironte, dhe replikat konstante ndaj Real-it në publik, e prishën imazhin e uellsianit në Madrid.

Ai ka krijuar një marrëdhënie jo të shëndetshme me tifozët e klubit, që e cilësojnë si të padëshiruar.

Dhe, kjo është pikërisht arsyeja që Real Madrid-i nuk do t’ia rinovojë uellsianit kontratën tutje, me atë që do të largohet në fund të sezonit.

Këtë e ka bërë të ditur vet trajneri talian Ancelotti, në një konferencë para ndeshjes me PSG-në:

“Bale ka pasur shumë lëndime”, e nisi ai.

“Fakti që kontrata e tij i përfundoj këtë vit, ka mundur të ndikojë në motivimin e tij, por ai dëshiron që gjatë këtyre muajve ta mbyllë aventurën e tij në mënyrën e duhur”.

Bale u kthye pas gjashtë muajve në ndeshjen përballë Villarreal, dhe pritet që të ketë minuta edhe në ndeshjen përballë PSG-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore