Lajme

Seychelles: Gjashtë persona të vaksinuar plotësisht vdiqën nga Covid-19


Coronavirus-i ka çuar drejt vdekjes gjashtë persona të vaksinuar plotësisht në Seychelles, i cili po vuan nga infeksionet në rritje me COVID-19.

Kjo, pavarësisht se Seychelles ka inokuluar pjesën më të madhe të shtetasve të tij, më shumë se çdo komb tjetër.

Pesë prej tyre kishin administruar dozat Covishield, një version i vaksinës AstraZeneca Plc të bërë në Indi.

Personi i gjashtë kishte inokuluar dozat Sinopharm, tha Jude Gedeon, komisioneri i shëndetit publik të kombit ishullor.

Covishield është administruar kryesisht për njerëzit mbi 60 vjeç në Seychelles. Të gjithë ata që vdiqën kishin sëmundjes serioze bashkëshoqëruese, tha ai.

Rritja e infeksioneve, të cilat nisën në fillim të majit dhe ka mbetur në nivele të larta që nga ajo kohë, ka të ngjarë të jenë për shkak të mbërritjes së variantit Delta.

Ky i fundit është shumë i transmetueshëm dhe është identifikuar për herë të parë në Indi.

“Dyshojmë se Delta ka qarkulluar në Seychelles gjatë muajit maj, e cila shpjegon valën në fillim të majit”, tha Gedeon.

Ai shtoi se supozimet janë që shumica e rasteve në maj të ishin me variantian Delta.

Arqipelagu në formë palme përshpejtoi procedurat teksa inokuloi 98 mijë shtetasit e tij.

Kjo, në mënyrë që ai të mund të rihapte turizmin, bazën e ekonomisë së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore