Lajme

Sërish goditet Greqia nga tërmete të njëpasnjëshme


ilustrim

Edhe në orët e pasdites Greqia është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme, por me magnitud më të ulët se sa në tërmetet e paradites të së dielës së 16 janarit.

Tërmeti i fundit ishte në ora 18:44 minuta me magnitudë prej 3.2 shkallë, 31 km larg Sykiá-s me një thellësi prej 10km.

Një termet tjetër është regjistruar nga Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar në ora 18:29 minuta, me magnitudë prej 3.7 shkallë, 32 km larg Sykiá-s me një thellësi prej 11km dhe 138 km larg Selanikut.

Ndërsa në ora 18:06 ishte tërmeti i parë pas tërmeteve të njëpasnjëshme të së paradites. Ky tërmet ishte me një magnitudë prej 2.5 shkallë, 32 km larg Sykiá-s me një thellësi prej 15km dhe 137 km larg Selanikut.

 

Goditet Greqia nga tërmete të njëpasnjëshme

Greqia është goditur nga një termet i fuqishëm në ora 11:48 minuta.

Tërmeti goditës kishte një magnitutë prej 5.3 shkallës rihterit duke shkaktuar lëkundje në vend.

Sipas  Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, lëkundjet janë regjistruar 142 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.

Thellësia e tërmetit ishte 10 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetet përreth.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore