Lajme

Serbia i ndaloi në Luginë, filmat “I pabesi” dhe “Heshtja vret” shfaqen në Kosovë


Filmat “I pabesi” dhe “Heshtja vret” të cilët duhej që të shfaqeshin në Luginë të Preshevës, por që institucionet serbe nuk i kishin lejuar, janë shfaqur për publikun në mbrëmjen e së martës në Kosovë.

Për këtë, Ardita Sinani – këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, tha se “mbrëmë dëshmuam se tentativa për të ndaluar artin e filmin shqip nga ana e Serbisë, nuk do të ketë asnjëherë sukses tek Shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

“Edhe pse filmat “Heshtja vret” dhe “I pabesi” u ndaluan të shfaqen, madje duke u përfshirë edhe policia e Prokuroria”.

Ish-kryetarja e Preshevës potencoi se “është e tmerrshme dhe e palogjikshme” që në shekullin XXI politikat diskriminuese të Serbisë të shpërfaqen edhe në kulturë e art.

“Në prani të Kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, gjegjësisht Kryeministrit, Albin Kurti, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu e shumë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, publiku nga Lugina e Kosova u shfaqën filmat e ndaluar nga Serbia”, tregoi ajo.

Në fjalën e saj, Sinani ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e këtij dhe “77 projekteve tjera në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc me qëllim ruajtjen e identitetit, artit, kulturës, trashëgimisë, gjuhës e substancës kombëtare në Luginë”.

“Përgëzova producentin e filmave, Gani Veselin dhe komplet kastën e aktorëve nga Lugina, Kosova e Maqedonia e Veriut, të cilët u duartrokitën nga Kino Armata e stërmbushur me artdashës”.

Ndalimi i filmave shqiptarë në Luginë, “masë hakmarrëse për shkak të ngjarjeve në Kosovë”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore