Lajme

Serbia fillon vaksinimin e popullsisë migrante


Serbia filloi vaksinimin e popullsisë së saj migrante të premten e 26 marsit për të frenuar përhapjen e coronavirusit në kampet e refugjatëve.

Aktualisht rreth 6 mijë migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore, janë në Serbi. Ato janë të vendosur në në 16 kampe të operuara nga qeveria.

Në këto kampe janë regjistruar raste të Covid-19.

Vaksina AztraZeneca është shpërndarë për t’ju dhënë 570 migrantëve dozën e parë të vaksinës.

Abebayehu Assefa Mengistu, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Serbi, u shpreh se vaksinimi është shumë i rëndësishëm në këto kampe sepse jetojnë në një qendër kolektive ku mbajtja e distancës fizike është shumë e vështirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore