Lajme

Serbi: 25 persona të vdekur dhe 2 mijë e 588 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 25 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 588 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 15 mijë e 148 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 1 mijë e 674 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 77 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve, por se situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 488 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 930 mijë e 437 raste të infektimit.

Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 8 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 862 mijë e 846 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore