Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 14 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 449 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 16 mijë e 828 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 1 mijë e 1 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 56 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve, por se situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 633 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 947 mijë e 591 raste të infektimit.
Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.80 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 16 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 973 mijë e 177 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Bislimi: Duhet të jemi gati për luftë
-
Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut: Për një kohë të gjatë u vetësabotova, përfundova në telashe me sjellje të paqarta, terapia ishte themelore
-
Tornadot në Oklahoma vranë të paktën katër persona dhe lanë dhjetëra të plagosur