Stil

Serbët ripërpunojnë hitin shqiptar “Dale”


Ne pjesen larte, Ledri, Kida dhe Butrinti, ne pjesen poshte orino, Pashata dhe Kamelia.

Njëra ndër këngët më të dëgjuara të muzikës shqiptare është padyshim edhe hiti “Dale”, i sjellë nga Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri.

Kënga e publikuar ka shënuar një sukses të madh teksa numëron mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

Suksesi i saj duket të ketë bërë jehonë edhe në shtetin fqinj të Serbisë, pasi që këngëtarja Pashata në bashkëpunim me Kamelian dhe Torinon, kanë publikuar projektin e tyre të titulluar “PLAN B”, i cili është pothuajse i njëjtë me atë të treshes nga Kosova, vetëm se i ri-sjellë në gjuhen serbe.

“PLAN B”, i publikuar të enjten më 5 maj numëron mijëra klikime në kanalin e tyre në YouTube. Megjithatë në detajet e shënuara poshtë videos, vihet re se nuk ekziston asnjë marrëveshje me artistët shqiptarë duke i përvetësuar të gjitha të drejtat autoriale.

https://www.youtube.com/watch?v=umDMuWZU2Qc&ab_channel=KINGSRECORDS

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore