Lajme

Serbët kundërshtojnë vizitën e Radomiroviç-it në Komunën e Leposaviqit


Komuna e Leposaviqit

Një grup relativisht i vogël i serbëve në Komunën e Leposaviqit, të mërkurën në mëngjes, kanë pritur me fishkëllima zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radojiç Radomiroviç, i cili është parë afër ndërtesës komunale në Leposaviq.

Siç po raporton mediumi serb me seli në Kosovë, Kosovo Online, rreth orës 8:00 të mëngjesit Radomiroviç i shoqëruar edhe me disa punëtor të administratës kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën komunale.

Megjithatë të njëjtit janë penguar nga serbët e pranishëm të cilët prej disa muajsh po kundërshtojnë punën e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemit.

Radomiroviç dhe të tjerët, siç po raporton mediumi në fjalë, pas kundërshtimit të serbëve janë tërhequr prapa ndërtesës komunale të Leposaviqit meqë hyrjen e tyre në ndërtesën komunale nuk e kanë lejuar as ushtarët e KFOR-it.

Ndryshe nga KFOR-i, dritën e gjelbër për futjen e Radomiroviç në ndërtesën komunale të Komunës së Leposaviqit, siç po raporton ky medium, a ka dhënë Policia e Kosovës.

Sipas mediumit në fjalë situata në terren momentalisht është e tensionuar, por e qetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore