Lajme

Sendet e Adolf Hitlerit në ankand


Adolf Hitler është cilësuar si një ndër diktatorët më të mëdhenj në histori.

Krimineli nazist numër një në botë. Sundoi në Gjermani për 17 -vite dhe në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit si dhe shkaktar i luftës së dytë botërore.

Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën.

Krimineli numër një i botës ka hyrë në histori dhe si strateg ushtarak.

Së fundmi bëhet e ditur se janë shitur në ankand disa nga sendet personale të Adolf Hitler-it. Ankandi u hap në Morley të Australisë, për tetë sende që i përkisnin ish-diktatorit të “hekurt”, shkruan BBC.

Mes sendeve me vlerë binin në sy një kuti duhani dhe një krehër të përdorur nga Hitleri.

Këto objekte u shitën për rreth 48 mijë dollarë. Ankandi u dënua ashpër nga shumë njerëz të cilët e konsideruan atë si një glorifikim të regjimit të një prej diktatorëve më të ashpër në glob.

Rikujtojmë, se kohë më parë disa nga fjalimet e diktatorit nazist u shitën në një ankand në Mynih, pavarësisht shqetësimeve nga grupet hebreje për inkurajim të neo-nazistëve.

Ju rikujtojmë gjithashtu se kohët e fundit një kopje e librit “Action Comics 1” e vitit 1938 u shit privatisht, sipas një njoftimi nga ankandi online dhe kompania e dërgesave“ComicConnect.com”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore