Bota

Senati në “pritje” të propozimit për ndihmën ekonomike


Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell është shprehur se projekt-ligji demokrat  për të rritur pagesat e ndihmës për koronavirusin në 2 mijë dollarë nga 600 dollarë nuk do të kalojë së shpejti në Senat.

“Nuk ka asnjë shans realist për t’u miratuar së shpejti në Senat,” tha McConnell.

Kundërshtimet e tij nënkuptojnë se nuk do të ketë një votim të drejtpërdrejtë për të rishikuar ndihmat ndaj Covid-19.

Ai tha që këto ndihma nuk do të shkojnë për “njerëzit që kanë vërtetë ndihmë për to”.

Ndërsa, senatori republikan John Cornyn u tha gazetarëve se “nuk ka gjasa që Kongresi të vepronte për të rritur shumën e ndihmës”, duke vënë në dukje komentet e republikanit McConnell.

Paketa financiare e nënshkruar nga Trump për ndihmën ekonomike me 27 dhjetor,  u hodh poshtë nga dhoma e Senatit./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore