Lajme

Senati i Universitetit të Prishtinës vendos që ligjëratat të fillojnë më 15 tetor


Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që procesi i mësimor -ligjëratat të fillojnë me 15 tetor me prezencë fizike, pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Senati njofton se ligjëratat do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit kundër Covid-19.

“Procesi mësimor, respektivisht ligjëratat, do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i studentëve në një klasë të mundësojë në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës në rrjetin social Facebook.

Tutje në njoftim thuhet se në rastet e caktuara dhe për të respektuar distancën prej 1.5 metra, ligjëratat do të organizohen në dy grupe të studentëve: Orët e mësimit në dy grupe – ora e parë 40 minuta grupi i parë i studentëve; ora e dytë 40 minuta grupi i dytë i studentëve.

“Në mes të dy orëve do të mundësohen 10 minuta për ndërrimin e studentëve. Në raste tjera dhe varësisht edhe vendimeve të qeverisë, do të mundësohen edhe orët hibride dhe online”.

Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”

Ndërkaq, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, kishte njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për kthim të sigurt të fëmijëve në shkolla, duke shtuar se shkollat “janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen”.

Nagavci, përmes një video mesazhi kishte theksuar se është e rëndësishme që të gjithë të jenë të vaksinuar.

“Ministria e Arsimit bashkë me Drejtoritë e Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i ka bërë të gjitha përgatitjet për kthim të sigurt të fëmijëve tanë në shkolla. Përqindja e vaksinimit në mesin tonë duhet të jetë 100 për qind. Arsimi cilësor mund të ofrohet vetëm në shkolla, prandaj edhe shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci

Kurse, 7 mijë e 741 maturantë kanë aplikuar në formën online për afatin e parë të studimeve për nivelin baçelor në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”.

“Për shkak që regjistrimi i studentëve të rinj për këtë vit akademik është ende në proces, shifrat zyrtare të studentëve të regjistruar janë në përpunim e sipër dhe do të finalizohen pas përfundimit të tërë procesit, kanë thënë nga Universiteti i Prishtinës”, “Hasan Prishtina”.

Kurse, 7 mijë e 741 maturantë kanë aplikuar në formën online për afatin e parë të studimeve për nivelin baçelor në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”.

“Për shkak që regjistrimi i studentëve të rinj për këtë vit akademik është ende në proces, shifrat zyrtare të studentëve të regjistruar janë në përpunim e sipër dhe do të finalizohen pas përfundimit të tërë procesit, kanë thënë nga Universiteti i Prishtinës”, “Hasan Prishtina”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore