Bota

Senati amerikan miraton planin mbështetës prej 1.9 trilion dollarësh


Senati amerikan ka miratuar të shtunën, planin prej 1.9 trilion dollarësh, pavarësisht kundërshtimit të republikanëve. Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët, pritet ta miratojë atë të martën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, e përcaktoi votimin e Senatit si “një hap të rëndësishëm” për njerëzit, në luftën kundër Coronavirus-it.

Pandemia e Coronavirus-it i ka marrë jetën rreth 523 mijë qytetarëve amerikan dhe ka prekur rreth 29 milion të tjerë. Norma aktuale e papunësisë ka rënë në 6.2%.

Paketa e tretë mbështetëse parashikon pagesa me vlerë 1 mijë e 400 dollarë për një numër të caktuar të amerikanëve. Biden ka njoftuar se shpërndarja e tyre fillon në fund të muajit mars.

Sipas republikanëve, ky plan është shumë i kushtueshëm. Gjithashtu edhe një pjesë e demokratëve kanë shprehur kritika për disa dispozita të përcaktuara në këtë paketë ndihmash.

Bazuar në planin mbështetës, ky përfitim do të mundësohet deri në datën 6 shtator 2021.

Biden ju ka bërë thirrje senatorëve për miratimin e shpejtë të projekt-ligjit, në mënyrë që plani të hyjë në fuqi sa më shpejt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore