Muzikë

Selena Gomez tërhiqet nga rrjetet sociale, shkas – “tmerri, urrejtja, dhuna dhe terrori aktual në botë”


Këngëtarja e famshme, Selena Gomez është duke pushuar nga rrjetet sociale.

Yll i hitit “Single Soon”, zbuloi së fundmi përmes një storie në Instagram se i është dashur të tërhiqet nga rrjetet e saj sociale pas një sërë postimesh “zemërthyese” nga tmerri, urrejtja, dhuna dhe terrori që po ndodh në botë.

“Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt urrejtjeje ndaj ndonjë grupi është i tmerrshëm”, shtoi Gomez përpara se të vazhdonte të thoshte se “të gjithë njerëzit” duhet të mbrohen, “veçanërisht fëmijët” dhe se “dhuna duhet të ndalet”.

“Më vjen keq nëse fjalët e mia nuk do të mjaftojnë kurrë për të gjithë ose një hashtag”, vazhdoi ajo. “Unë thjesht nuk mund të duroj që njerëzit e pafajshëm të lëndohen. Kjo është ajo që më sëmur. Do të doja të mund ta ndryshoja botën. Por një postim nuk do ta bëjë”, shtoi tutje ajo.

Ylli i “The Only Murders in the Building” e përfundoi mesazhin e saj duke shkruar, “Me dashuri, Selena”.

Në një postim të dytë, Gomez postoi një foto bardh e zi të motrës së saj më të vogël Gracie Elliott Teefey dhe shpjegoi se të kesh një motër e ka bërë atë më të ndjeshme ndaj anës negative të jetës.

Selena Gomez, Gracie Elliott Teefey.

“Të kem një motër çdo ditë më ka bërë të sëmur tragjikisht. Unë do të bëja gjithçka për fëmijët dhe jetët e pafajshme”, shkroi ajo.

Postimi i Gomez vjen pasi ajo u hap për kthimin e betejave të saj të kaluara për shëndetin mendor.

“Kam luftuar me botën brenda kokës sime për një kohë të gjatë dhe jam ndjerë e humbur dhe ndonjëherë ndihesha e pashpresë”, pati thënë Gomez.

“Në vitin 2020, mora diagnozën time të çrregullimit bipolar. Dhe të jem e sinqertë, gjithçka ndryshoi shpejt. Në fakt mora njohuritë dhe përgjigjet për të cilat kisha qenë e dëshpëruar për kaq shumë kohë”, pati shtuar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore