Jetesë & Stil

Selena Gomez rrëfen versionin e saj mbi “heqjen” e Dua Lipës nga Instagrami


Këngëtarja, Selena Gomez shkaktoi pak dramë në internet në muajin qershor kur papritmas i hoqi nga lista e personave që ndjekë në Instagram, këngëtarin, Zayn Malik, me të cilin ishte përfolur se po takohej në pranverë, ish të dashurën e tij, modelen Gigi Hadid dhe motrën e saj Bella Hadid,si dhe aktoren, Zendaya e këngëtaren, Dua Lipa.

Në intervistën e saj të re të dhënë për “Fast Company”, Gomez zbuloi se mos ndjekja e Lipës nuk ishte e qëllimshme.

Selena Gomez.

Në fakt, Gomez i ndoqi sërish Lipën dhe Zendayan, por jo edhe motrat Hadid e këngëtarin, Malik.

Duke folur konkretisht në lidhje me Duan, ajo the se “ishte një aksident”, derisa duke qeshur shtoi se “duke e pastruar listën e saj të personave që ndjekë, dikush e thërriti në telefon për ta pyetur se pse Lipa u zhduk nga lista në fjalë”.

Selena kishte veshur një fustan nga bashkëpunimi i Versace dhe Dua Lipa në një event të bukurisë.

Gomez postoi imazhet me veshjen në fjalë në Instagram, duke i vënë mbishkrimin postimit – “Një moment i vogël Versace/Dua”, e  Lipa komentoi, “engjëll” – një provë e mëtejshme se gjithçka ishte në rregull mes tyre.

Selena Gomez dhe Dua Lipa.Ajo foli gjithashtu për albumin e saj të ardhshëm në intervistën e gjerë, përveç se si ndikoi zemërthyerja në vendimin e saj për t’u larguar nga Instagrami në vitin 2018.

Me muzikën e saj të re konkretisht po vijnë këngë të gëzuara, tha ajo, duke theksuar se albumi s’do të ketë asnjë baladë.

“Unë e dua muzikën e trishtuar për vajza, jam vërtet e mirë në këtë”, pranoi ajo.

“Megjithatë, nuk mund ta shkruaj këtë nëse nuk jam e trishtuar. Më është dashur të rimësoj se si dukej të isha unë dhe të isha i lumtur. Nuk ka asnjë këngë të trishtë në të gjithë këtë album”, shtoi ajo.

Megjithatë, Selena theksoi se ajo njihet për karakterin e drejtpërdrejt në raport me fansat e saj.

“Unë kurrë nuk i kam premtuar askujt se nuk do të kem më një ditë të keqe. Kam qenë gjithmonë e sinqertë me fansat e mi. Edhe kur bëj pushime nga rrjetet sociale, do të them se po bëj një pushim”, përfundoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore