Muzikë

Selena Gomez njofton shkëputjen e radhës nga mediat sociale


Këngëtarja amerikane, Selena Gomez po bën një tjetër pauzë nga bota virtuale.

Ylli i “The Only Murders In the Building”, publikoi një ‘storie’ në llogarinë e saj të Instagramit, duke detajuar pushimin e saj të fundit social në një përpjekje për t’u fokusuar në “atë që ka vërtet rëndësi”.

Historia u shoqërua me një imazh të të dashurit të producentit Benny Blanco që pozonte me dy fëmijë të vegjël të paidentifikuar.

Ndërsa Gomez bëri njoftimin duke shkruar – “Unë jam jashtë rrjeteve sociale për një kohë. Po fokusohem në atë që ka vërtet rëndësi”.

Gomez njoftoi një dalje të ngjashme sociale në tetor për shkak të asaj që ajo e quajti “urrejtja, dhuna dhe terrori” në mbarë botën, duke shtuar se “njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt urrejtjeje ndaj çdo grupi është i tmerrshëm” dhe se ” të gjithë njerëzit” duhet të mbrohen, “veçanërisht fëmijët”.

Ky postim erdhi disa javë pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin dhe vranë më shumë se 1 mijë e 200 izraelitë dhe morën 240 pengje në sulmin ndaj popullit hebre, duke nisur një përgjigje tre-mujore ushtarake izraelite që thuhet se ka vrarë më shumë se 22 mijë palestinezë.

Gomez nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi pauzën e saj të fundit sociale në komentin e fundit, megjithëse erdhi menjëherë pasi ajo shkoi në seksionin e komenteve në Instagram për t’iu përgjigjur thashethemeve rreth momentit viral të “Golden Globes” që ndau me shoqen Taylor Swift.

Spekulimet e shfrenuara, thashetheme për atë që dy gratë po diskutonin, arritën në një nivel kaq të ethshëm, saqë Gomez e ndjeu të nevojshme të shpjegonte se çfarë po diskutonin ajo, Swift dhe, gruaja e Miles Teller, Keleigh.

“A ishte Selena Gomez duke bërë thashetheme për Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet në Golden Globes?” pyeti një fans, dhe Gomez iu përgjigj duke e mohuar aludimin.

Gjithashtu, Gomez njoftoi më parë një pauzë sociale në shkurt të vitit 2023 – duke u thënë ndjekësve në TikTok “Unë jam shumë e vjetër për këtë”.

“Pushimi nga mediat sociale ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë për shëndetin tim mendor”, pati thënë ajo aso kohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore