Muzikë

Selena Gomez ngjitet në skenë me Chris Martin për të kënduar “Let Somebody Go”


Këngëtarja, Selena Gomez ka shijuar për pak çaste magjinë e skenës, derisa u shfaq pranë publikut karshi kolegut të saj, Chris Martin.

Ylli i hitit “Back to You”, 31 vjeçe, mori pjesë në shfaqjen e “Coldplay” në Rose Bowl në California, të dielën e 1 tetorit dhe i befasoi fansat duke iu bashkuar grupit britanik në skenë për të performuar bashkëpunimin e tyre të vitit 2021, “Let Somebody Go”.

“Faleminderit Coldplay dhe H.E.R për një natë të mrekullueshme”, shkroi Gomez në një storie të Instagramit, teksa ndau momente nga performanca emocionale, ku u shfaq edhe Gabriella Sarmiento Wilson.

Gomez ndau gjithashtu një imazh tjetër të fustanit të gjatë të zi dhe çizmeve me tegela argjendi që ajo kishte veshur për performancën dhe një klip të H.E.R, duke iu bashkuar dyshes për këngën.

Larg skenës, këngëtarja dhe aktorja kohët e fundit foli për ndjenjat e saj të përziera ndaj publikimit të dokumentarit të saj Apple TV+ në vitin 2022 “My Mind & Me”.

Ylli foli për dokumentarin në Universal Music Group dhe Thrive Global në konferencën e parë “Music & Health” në shtator, duke zbuluar se në fillim, ajo ishte “shumë kundër” xhirimit të dokumentarit, i cili u publikua në nëntor të vitit 2022.

“My mind and me”, Selena Gomez.

“Kishte një periudhë shumë të gjatë kohore ku thjesht nuk e dija nëse ishte një ide e mirë”, tha Gomez.

“E dija, përfundimisht, një ditë doja të isha thjesht një aktore për një kohë dhe nuk e dija nëse kjo do të rrezikonte gjërat në jetën time”, shtoi ajo.

Pavarësisht se fillimisht pyeti nëse ishte një ide e mirë të linte njerëzit në jetën e saj, bashkëthemeluesja e “Rare Beauty” u ndje “sikur një peshë e madhe iu ishte hequr”, kur emisioni u transmetua dhe trajtoi hapur çështje të tilla personale si ajo e imazhit të saj të trupit si dhe udhëtimin e vazhdueshëm me shëndetin mendor.

“Ndihesha sikur duhej të thoja gjëra që i mbaja prej vitesh”, shtoi Selena.

“Është shumë e vështirë për mua ta shikoj. Nuk do ta shikoj më kurrë, por jam shumë krenare për të. Nuk mund të kisha qenë më me fat që të kisha me mua njerëzit që punuan për të”, pati përfunduar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore