Lajme

Seanca përgatitore në Gjykatën Speciale do të vazhdoj në rastin e Pjetër Shalës


Pjeter Shala.

Në Gjykatën Speciale do të vazhdoj seanca përgatitore në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Gjykata Speciale.

“Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Shala, të mërkurën, më 19 tetor, do të mbahet nga ora 09:30 deri në orën 13:00 dhe jo deri në orën 16:00, siç ishte paralajmëruar më parë”, thuhet në njoftim.

Kritika ndaj punës së Zyrës së Prokurorisë Speciale në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbetet një ndër çështjet më të diskutuara në seancat e Gjykatës Speciale.

Kështu të paktën ka ndodhur edhe të mërkurën në seancën e konferencës përgatitore ndaj Pjetër Shalës, të martën. Avokati i këtij të fundit ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat e ZPS-së sidomos në nxjerrjen e dokumenteve.

Pjetër Shala

Sipas avokatit të Shalës, këtu nuk bëhet fjalë për dokumente të reja, por dokumente që tashmë ekzistojnë dhe se sipas tij janë rreth 500 dokumente që i janë dhënë me vonesë palës së mbrojtjes.

“Po na detyrojnë të punojmë sikur po ecim në rërë që rrëshqet tërë kohës. Ne punojnë sipas dokumenteve që na servohen dhe kur i marrim me vonesë është e vështirë ti analizojmë dhe ti përkthejmë. Na duhet kohë. që të arrijmë në përgjigjen më të përshtatshme”, janë shprehur nga mbrojtja e Shalës.

Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore