Lajme

Scholz: Ukrainës i jepen armë që as ushtria gjermane nuk i ka


Kancelari gjerman Olaf Scholz pretendon se disa nga armët e dërguara në Ukrainë janë aq të reja sa nuk i kanë as Forcat e Armatosura në Gjermani (Bundeswehr).

Lajmi u bë i ditur gjatë intervistës për botimin kanadez “Globe and Mail”.

Sipas Scholz, informacioni për pakësimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën nuk është i vërtetë.

“Që në ditët e para pas sulmit rus në Ukrainë, ne kemi furnizuar me armë dhe municion shtetin ukrainas. Ky është një refuzim i plotë i politikës së hekurt të të gjitha qeverive federale gjermane – ndalimi i eksportit të armëve në zonat e krizës”, u shpreh fillimisht kancelari.

Ai shtoi se që prej asaj kohe, autoritetet gjermane kanë kaluar në dërgesat e sistemeve më komplekse dhe më të vlefshme.

“Howitzer vetëlëvizës, sisteme raketash salvo, kundërajrore sisteme, radarë kundër baterive. Disa nga këto sisteme janë aq të reja sa që vetëm disa janë prodhuar dhe disa prej tyre as nuk janë paraqitur në Bundeswehr”, vërejti Scholz.

Kancelari nënvizoi se ndërveprimi me armë të tilla kërkon trajnim të ushtrisë ukrainase, të cilën e ofron edhe Gjermania.

Për Scholz-in, edhe tani mbrojtësit ukrainas po mësojnë të punojnë me pajisje të reja dhe më të avancuara në disa vende në Gjermani.

“Dhe ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë këtë mbështetje Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, siguroi Olaf Scholz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore