Sport

Schalke ndërpret bashkëpunimin me sponsorin rus


Skuadra gjermane, Schalke 04, ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me kompaninë ruse të gazit, Gazprom, e cila ishte sponsori kryesor i klubit gjerman.

Ky reagim i klubit gjerman vjen pas pushtimit rus ndaj fqinjëve të tyre Ukrainës, i cili filloi gjatë ditë së sotme.

Edhe pse në një situatë të vështirë financiare, klubi i famshëm vendosi të jetë parimor, pavarësisht parave që fiton nga gjiganti rus.

“Pas zhvillimeve të fundit, FC Schalke 04 ka vendosur të heqë logon e sponsorit kryesor Gazprom nga fanellat e klubit. Ai do të zëvendësohet me shkronjat që lexojnë ‘Schalke 04’”, thuhet në një deklaratë nga klubi gjerman.

Kujtojmë që Gazprom është sponsor kryesor i klubit të Schalke-s që nga viti 2007 dhe i paguante 10 milionë euro në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore