Lajme

SBASHK-u proteston me 1 maj, ka 11 kërkesa për Qeverinë


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, të premten, ka njoftuar se 1 maj do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Gjatë protestës, SBASHK do të parashtrojë 11 kërkesa Qeverisë së Kosovës, ku ndër të tjera edhe është ngritja e koeficientit të pagës për së paku 30 për qind.

SBASHK-u gjatë protestës do të kërkojë edhe nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit, sidomos për ruajtjen e vendeve të punës si dhe respektimin e pensionistëve.

“Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore. Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave. Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social. Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,

“Kërkojm që Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata. Kërkojmë të kemi përaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore