Shqipëria

Salianji: Në çdo centimetër të godinës, shenja të dhunës nga Berisha


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nga një video-mesazh të realizuar brenda godinës blu ka akuzuar Sali Berishën për “dhunën dhe shkatërrimin e selisë”.

Ai tha se ish-kryeministri po përdor demokratët, ndërsa ravijëzoi se gazi dhe dhuna nuk janë zgjidhje.

Sipas Salianjit, mbështetësit e Berishës kanë përdorur çdo mjet dhune ndaj PD-së, burrave dhe grave që kanë punuar për PD-në, dhe që zgjidhjen nuk e mendojnë se vjen nga dhuna, gurët dhe përplasjet.

“Asnjë milimetër gjak, asnjë centimetër e kësaj godine nuk vlen më shumë sesa jetët e çdo demokrati. Vendosja e tyre duke mos pyetur për asnjë lloj limiti”, ka deklaruar ai.

Edhe njëherë, Salianji ka bërë thirrje që dhuna të mos bëhet zgjidhje.

“Në çdo centimetër të kësaj godine gjen shenjat e dhunës”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore