Sport

Salah do transferohej te Chelsea, nëse Liverpool nuk do i ofronte një kontratë të majme


Gazeta britanike, The Sun raportoi se Mohamed Salah ishte gati të kthehej në Chelsea në një transferim të lirë verën e ardhshme … deri në momentin kur Liverpool i dha një ofertë që nuk mund ta refuzonte.

Kërkesat për paga të Salah kishin qenë një pengesë, por një delegacion fluturoi për t’u takuar me lojtarin, i cili është ende me pushime në Mesdhe, dhe arriti në një marrëveshje që thuhet se e bën atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit.

30-vjeçari shënoi 31 gola në të gjitha garat për Liverpool sezonin e kaluar dhe i ndihmoi ata të fitonin Kupën Carabao dhe FA Cup.

Klubi i parë anglez i Salah ishte Chelsea, me Jose Mourinho-n që e nënshkroi atë nga FC Basel për një tarifë prej 11 milionë funtesh.

Por ai luajti vetëm 13 ndeshje në Premier League dhe u huazua fillimisht te Fiorentina dhe më pas te AS Roma.

Tani, The Sun thotë se pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly kishte kërkuar Salah-un dhe ishte interesi nga Stamford Bridge që detyroi Liverpool-in të i jepte egjiptianit një kontratë të majme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore