Sport

Saka nënshkruan kontratën e re me Arsenal-in, bëhet një nga futbollistët më të paguar në historinë e klubit


Bukayo Saka e ka nënshkruar kontratën e re me Arsenal-it, me të cilët do të bashkëpunojë të paktën deri në verën e vitit 2027.

21-vjeçari është pjesë e planeve kyçe të trajnerit Mikel Arteta-s në këtë sezon, duke u bërë lojtari i vetëm në Premier Leauge që regjistron gola dhe asistime me numra dyshifrorë.

Një marrëveshje u ra dakord në parim në mars, sipas “The Athletic”, por Arsenali e ka bërë të ditur zyrtarisht lajmin në “Tëitter”.

Duke folur për faqen zyrtare të Arsenal-it në lidhje me marrëveshjen e tij të re, ai shpjegoi: “Jam shumë i lumtur. Ka pasur shumë biseda dhe ka kaluar një kohë, por unë jam këtu tani”.

“Unë mendoj se ky është klubi i duhur, vendi i duhur, për të bërë hapin tjetër. Është një klub i bukur – shikoni ku jemi”, shtoi Saka.

“Për mua, ka të bëjë me arritjen e ambicieve të mia personale. Sa shumë e shtyj veten dhe kërkoj nga vetja çdo ndeshje, javë pas jave”.

Sa do të fitojë Saka?

Siç u raportua nga “Daily Mail” në mars, Saka ishte vendosur të fitonte një minimum prej 10 milionë funtesh në vit, që do të thotë më shumë se 102 mijë funte në javë.

Megjithatë, eksperti i transferimeve, David Ornstein, pretendon se ai do të marrë afro 15 milionë funte në vit falë bonuseve dhe shtesave të tjera.

Nëse kjo marrëveshje e propozuar nënshkruhet, Saka do të fitonte pak më shumë se 288,000 funte në javë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në klub dhe një nga lojtarët më të paguar në historinë e Arsenalit, i dyti pas rekordit të Mesut Ozil, i cili fitonte 350 mijë funte në javë.

Kjo pagë do ta bënë gjithashtu Saka-n futbollistin e tetë më të paguar aktualisht në Premier Leauge, së bashku me shokun e tij të skuadrës në Angli, Jack Grealish dhe mesfushorin e Manchester United, Casemiro, sipas “Capology”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore