Sport

Sadiku prezantohet te skuadra indiane


Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, është prezantuar këtë të diele te skuadra e tij e re.

Heroi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian do ta vazhdojë karrierën te skuadra indiane, Mohun Bagan.

Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, teksa prezantimin e bërën me një video për Sadikun.

Nuk mungon aty as goli i sulmuesit nga Elbasani në Evropianin e vitit 2016 kur i shënoi Rumanisë në triumfin e vetëm kuqezi në një Kampionat Evropian.

Kujtojmë që skuadra e Sadikut është kampion aktual i Indisë.

Nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e kontratës  së Sadikut, por thuhet që ai ka nënshkruar për një vit.

Sadiku e nisi karrierën te klubi i Turbinës, derisa karrierë në Shqipëri bëri edhe Gramozi e Elbasani.

Pastaj ai bëri karrierë në Zvicër te Zurich-u e Lugano, pastaj luajti te Levante , Malaga e Las Palmas në Spanjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore