Sport

Sabitzer është afër transferimit te Dortmund


Mesfushori austriak, Marcel Sabitzer, është afër që të transferohet te Borussia Dortmund.

29-vjeçari aktualisht është pjesë e Bayern-it, por sezonin e fundit e kaloi në huazim te Manchester United.

Kishte raportime se “Djajtë e Kuq” do ta blinin kartonin e tij, por në fund ata u dorëzuan dhe kështu Sabitzer thuhet se është shumë pranë kalimit te Dortmund-it.

(Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mediat gjermane raportojnë që verdhezinjë do të paguajnë rreth 20 milionë euro për futbollistin e Austrisë.

Kujtojmë që Sabitzer iu bashkua Bayern-it në verën e vitit 2021, kur u transferua nga Leipzig për shumën e 15 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore