Lajme

Rusia thotë se ka përdorur ‘raketa hipersonike’ në Ukrainë


Autoritetet ruse thonë se po përdorin armë hipersonike në Ukrainën perëndimore.

Kjo, ndërsa trupat ruse vazhdojnë pushtimin në qytetin e shkatërruar nga lufta, raporton Agjencia Franceze e Lajmeve.

Armët hipersonike janë raketa jashtëzakonisht të shpejta që mund të mbajnë koka bërthamore dhe janë shumë më të vështira për t’u gjurmuar nga sistemet ekzistuese të mbrojtjes.

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për lëshimin e tyre.

Në një video të publikuar më 23 shkurt, presidenti rus tha se “armët janë vënë në detyrë luftarake”.

Raketat hipersonike 

Një raketë hipersonike është një raketë që udhëton më shpejt se 5 Mach, ose afërsisht 6 mijë e 100 kilometra në orë.

Kjo do të thotë se ato lëvizin me rreth 1.7 kilometra në sekondë, ose pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për t’i ndaluar apo përgjuar raketat.

Disa mund të udhëtojnë edhe më shpejt. Raketa balistike e Rusisë Kh-47M2 Kinzhal e lëshuar nga ajri, për shembull, supozohet se mund të arrijë 10 Mach, ekuivalente me më shumë se 7 mijë e 600 milje në orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore