Lajme

“Rusia njohu Kosovën”, kryelajmi i medieve serbe


Nëse jo lajmi i parë, në faqen e parë gjithsesi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është kryefjala e ballinave të medieve serbe këtë të enjte.

“Rusia njohu Kosovën”, është kyfjala e shkrimeve të tyre, duke aluduar në deklaratën e presidentit Putin dhënë një ditë më parë në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ku Putin bëri një analogji mes të vetëshpallurit DNR dhe LNR-së dhe Kosovës.

Sipas z. Putin, kjo që ai po bën në Ukrainë është thjesht një mbrojtje e sovranitetit të dy krahinave në lindje të vendit, Donetsk e Lugansk, e që sipas tij, nuk po lejohen që ta ushtrojnë të drejtën për sovranitetin e tyre, të konfirumuar në referendum.

Kjo çështje për Vlladimir Putinin ka lidhje të ngushtë e direkte me shpalljen e pavarësisë nga republika e Kosovës në vitin 2008.

“Jam shumë mirë i njohur, personalisht i kam lexuar dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së për Kosovën. Më kujtohet mirë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili thotë se gjatë realizimit të së drejtës për vetëvendosje, një territor i caktuar i asnjë shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje nga autoritetet qendrore për të deklaruar sovranitetin e tij. Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet nga të gjithë”.

“Më në fund kanë rënë maskat!”, shkruajnë mediet serbe me deklarata “të dhunshme” ndaj presidentit Putin.

Siç mëson Blic, Vuçiç do të ketë një fjalim të premten ose të shtunën, në të cilin do të merret me shpjegimin e presidentit rus për njohjen e DNR dhe LNR.

Faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht tabloidet e kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, tregojnë hapur tronditjen, madje edhe tronditjen nga vendimi i Putinit.

Kështu, një informator i afërt ia sjell Vuçiçit titullin “Konflikti botëror mbi kurrizin tonë: Putin po luan në Kosovë”. Me fjalë të vogla thuhet se “Putini iu referua verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2009, i cili u dha falë Vuk Jeremiçit”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore