Lajme

Rusia hedh në erë municionet në Zaporizhzhia, shqetësim për vlerat radioaktive


Forcat ruse kanë hedhur në erë – siç ishte paralajmëruar – mbetjet e disa municioneve pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s, i cili është edhe termocentrali atomik më i madh në botë.

Faktin e kishte paralajmëruar edhe autoriteti ukrainas për mbikëqyrjen e centraleve bërthamore (Energoatom).

Situata është ende e paqartë në Zaporizhzhia, pasi Ushtria ruse ka kontrollin aty. Mirëpo, ka shqetësime shumë reale, se një dëm mund të jetë shkaktuar dhe vlerat e radioaktivitetit të jenë rritur.

Punonjësit ndërkaq, po punojnë prej ditësh nën presion të madh.

Mbetet ende për t’u parë, nëse shpërthimi i municioneve do të sjellë anormalitete në central.

Dëmtohet edhe Çernobili

Linja që ushqente termocentralin bërthamor të Çernobilit dhe qytetin e Slavutych-it u dëmtua përsëri nga pushtuesit rusë, pasi ekipi i riparimit të Ukrenergo-s e riparoi atë.

Këtë e bën të ditur shërbimi për shtyp i Ukrenergo-s në faqen e tij në Facebook.

“Linja që ushqen termocentralin bërthamor të Çernobilit dhe qytetin e Slavutych u dëmtua përsëri nga pushtuesit pasi ekipi i riparimit të Ukrenergo e riparoi atë”, vërehet në raport.

Dje, ekipi i riparimit të Ukrenergo riparoi një linjë energjie të tensionit të lartë që ushqen termocentralin bërthamor të Çernobil-it dhe qytetin e Slavutych.

Në orën 19:07, linja u aktivizua dhe filloi rivendosja e furnizimit me energji elektrike në infrastrukturën e termocentralit bërthamor të Çernobil-it dhe qytetit të Slavutych-it.

Megjithatë, këto punime nuk u arrit të përfundonin, pasi pushtuesit shumë shpejt e dëmtuan sërish linjën, thekson shërbimi i shtypit.

Ekipi i riparimit të NPC “Ukrenergo” është i detyruar të shkojë përsëri në territorin e pushtuar pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, për të kërkuar dhe eliminuar dëme të reja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore