Lajme

Rusia dhe Kanadaja grinden në Twitter, kjo e fundit ironizon me letrën e ambasadorit rus në OKB


Ambasadori rus në OKB Vasily Nebenzya

Rusia, të enjten e 17 marsit akuzoi Kanadanë se letrën që ajo dërgoi në Kombet e Bashkuara duke kërkuar mbështetje për projekt-rezolutën e saj për ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjes së civilëve në Ukrainë, u ironizua nga Kanadaja.

Misioni i Kanadasë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përmes një postimi në Twitter shfaqi letrën e shkruar nga ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, në të cilën shumica a paragrafëve ishin nënvizuar dhe ri-shkruar përsëri.

Kështu në një pjesë të letrës ruse ku ishte shkruar “Ashtu si anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar, ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përkeqësimin e saj [situatës në Ukrainë]”, autoritetet kanadeze ndryshuan atë në “Ne nuk jemi shumë të shqetësuar për përkeqësimin e situatës sepse ne jemi shkaku kryesor”.

Në një paragrafë tjetër autoritete kanadaze duke fshirë një fjali në letrën ruse kishin pyetur se “A mendoni se shtetet anëtare të OKB-së në të vërtet e besojnë këtë?”.

Ndërsa në faqen e fundit të letrës, Kanadaja sugjeroi një alternativ tjetër për të përfunduar letrën “Ne duam që ju të dini se sa pak kujdesemi për jetën njerëzore që e kemi shkatërruar”.

Në anën tjetër Dmitry Polyanskiy, zëvendës përfaqësuesi i parë i Rusisë në Kombet e Bashkuara, duke u përgjigjur këtyre përmirësimeve të bëra nga autoritete kanadeze në letrën e shkruar nga ambasadori rus, ka falënderuar kanadezët për këtë shpifje “rusofobike” të cilën e ka cilësuar si një ironizim të një niveli të një fëmije.

“Kjo vetëm tregon se aftësitë tuaja diplomatike dhe sjelljet e mira janë në nivelin më të ulët dhe jep një ide pse oferta e vendit tuaj për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë u votua dy herë në 20”, ka shkruar Polyanskiy.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore