Sport

Rummenigge largohet nga Bayern pas 19 vitesh, do të zëvendësohet nga Oliver Kahn


Karl-Hinz Rummenige nuk do të jetë më te Bayern Munich, pas një periudhe 19-vjeçare.

Rummenige do t’i lirojë vendin e Shefit Ekzekutiv të Bayern Munich, pasardhësit të tij Oliver Kahn, që ishte përzgjedhur më herët të marr këtë trashëgimi nga muaji dhjetor, mirëpo siç shpjegohet në komunikatën zyrtare, ish-legjenda e klubit bavarez, Kahn, do të marrë detyrën nga muaji korrik.

”Strategjikisht është momenti i duhur, mbyllet bilanci dhe në të njëjtën kohë, hapet një kapitull i ri, edhe me trajnerin e ri. Është më mirë edhe për të ardhmen e Bayern-it, që sezoni i ri të nisë me Kahn, si Shefin e ri Ekzekutiv”, thuhet në komunikatën e Bayern-it.

Rummenige dhe Hoenes, kishin filluar ndryshimin e brezave të klubit bavarez, dy vjet më parë.

Në këtë mënyrë që nga nëntori i vitit 2019, Herbert Hainer mori vendin e presidentit, në vend të Hoenes që mbeti ne Këshillin Administrativ të klubit, me Rummenigen që tani i lë vendin Kahn.

Ndërsa, në muajt e fundit, Oliver Kahn ka filluar të marrë përgjegjësi për vendime të rëndësishme në klub.

Njëra ndër to është zgjedhja e trajnerit Nagelsmann në krye të klubit bavarez, për të cilin u paguan rreth 25 milion euro që të lihej i lirë nga klubi i Leipzig.

Në vitin 1991, Rummenige ishte bërë zëvendëspresident i klubit të Bayern Munich, teksa që nga viti 2002 mori pozitën e Shefit Ekzekutiv, të cilën duhet ta lirojë më 30 qershor.

Derisa, kujtojmë që Rummenige në kohën kur ishte futbollist, ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me klubin e Bayern Munich.

Ndërkohe, e ardhmja e tij ende mbetet e paqartë se a do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit bavarez, apo do të marr ndonjë detyrë tjetër.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore